Nexus Legal Services është kompani ligjore e cila ofron përfaqësim ligjor të bazuar në rezultate dhe të përshtatur në sistemin ligjor të Kosovës.
Njohuria e thellë e sistemit ligjor të Kosovës, kornizës insitucionale dhe dinamikës së tregut, na mundëson që të udhëzojmë individët, bizneset dhe institucionet në çështje komplekse ligjore me saktësi, përkushtim dhe integritet.
Ne besojmë se drejtësia duhet të jetë e qasshme për të gjithë. Kjo është arsyeja pse angazhimi ynë shtrihet përtej çështjeve gjyqësore dhe përfshinë përkrahjen profesionale në hartimin politikave, reformën strategjike ligjore dhe ndihmën juridike falas.
Në Nexus Legal Services, ne nuk jemi thjesht përfaqësues ligjor, ne jemi partnerë në drejtësi, rritje të biznesit, dhe ndryshime institucionale që synojnë avancimin shoqëror.
Fushëveprimi & rastet
Mbrojtja penale
90E drejta e punës
72E drejta pronësore dhe civile
80Të drejtat e njeriut
86Mosmarrëveshjet kontraktuale
84Eksperti kryesor
Alban Krasniqi është avokat i licencuar në Kosovë, që ushtron profesionin në fushën e mbrojtjes penale, kontesteve civile, ligjit të punës, kontesteve pronësore dhe rasteve të të drejtave të njeriut. Ai ka trajtuar çështje komplekse dhe të profilit të lartë duke përfshirë mosmarrëveshjet pronësore, çështje të rënda penale dhe çështje të ligjit të punës.
Përtej proceseve gjyqësore, për më shumë se dhjetë vite Krasnqi ka shërbyer në një sërë pozitash prestigjoze ligjore dhe ka bashkëpunuar me akterët kryesor vendor dhe ndërkombëtar në fushën e sundimit të ligjit dhe drejtësisë përfshirë: Ministrinë e Drejtësisë, Odën e Avokatëve, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Akademinë e Drejtësisë, Avokatin e Popullit, organizatat ndërkombëtare si BE, USAID, OSBE, GIZ, ILO.
Krasniqi ka shërbyer si Konsulent për Dialogun Kosovë - Serbi në Zyrën e Kryeministrit dhe poashtu ka mbajur pozitën e Këshilltarit të Lartë Ligjor në Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.
Krasniqi mban titullin Master i Drejtësisë (LLM) në fushën e të Drejtës Kushtetuese Krahasuese dhe të Drejtave të Njeriut nga Universiteti i Teksasit në Austin, SHBA, dhe Master i Drejtësisë (LLM) nga Universiteti i Prishtinës, Kosovë.
Mirënjohjet
