Pyetja juaj

    A keni ndonjë pyetje?

    Ju lutemi lexoni pyetjet më poshtë dhe nëse nuk mund të gjeni përgjigjen tuaj, ju lutemi na dërgoni pyetjen tuaj, ne do t'ju përgjigjemi sa më shpejt të jetë e mundur.

    Pyetjet e shpeshta

    Si mund ta di nëse kam nevojë për një avokat?

    Nëse jeni duke u përballur me një problem ligjor, draftim të një kontrate, ndonjë problem nga marrëdhënja e punës apo pronësore, e sidomos nëse keni ndonjë çështje ku përfshihet policia apo prokuroria, është e rëndësishme të konsultoheni me një avokat për të mbrojtur të drejtat tuaja.

    Si mund të caktoj një konsultë?

    Mund të rezervoni një konsultë duke telefonuar në +383 44 462 970, duke dërguar email në alban.krasniqi@nexus legal.info ose përmes sistemit tonë online të rezervimeve (shihni në të djathtë)

    Çfarë duhet të sjell në takimin tim të parë me avokatin?

    Dokumente të rastit, kontrata, njoftime apo vendime gjyqësore, ftesën nga policia apo prokuroria, email-e ose çdo material tjetër lidhur me çështjen tuaj.

    A do të ruhet konfidencialiteti i informacionit tim?

    Po. Etika e komunikimit avokat-klient siguron që të gjitha informacionet që ndani me ne të mbeten rreptësisht konfidenciale.

    A përfaqësoni klientët në gjykatë?

    Po. Përfaqësojmë klientët në gjykatë, arbitrazh dhe ndërmjetësim për çështje penale, tregtare, të punës, dhe pronësore.

    Sa kushtojnë shërbimet tuaja ligjore?

    Kostoja varet nga kompleksiteti i çështjes suaj. Ne ofrojmë tarifa fikse, tarifa të kombinuara (fikse dhe në bazë të suksesit) dhe marrëveshje për përfaqësim afatëgjatë.

    Pyetje të tjera

    A ofroni konsultë fillestare falas?

    Konsultimi fillestar për 30 minuta për të vlerësuar nevojat tuaja ligjore është falas.

    Si mund të sigurohem që kontrata ime është e ligjshme dhe e drejtë për mua?

    Për t'u siguruar që një kontratë është e ligjshme dhe në interesin tuaj, është e rëndësishme të konsultoheni me një avokat paraprakisht ose kur lindë ndonjë dilemë. Avokati mund të vlerësoj përputhshmërinë ligjore, të zbuloj klauzolat e mundshme të padrejta dhe të mbroj të drejtat tuaja para nënshkrimit të dokumentit apo kur lindë ndonjë mosmarrëveshje.

    A mund të ndihmoni me regjistrimin e kompanisë në Kosovë?

    Po. Ofrojmë asistencë për regjistrimin e bizneseve, përputhshmërinë me ligjin dhe këshillim ligjor për korporata.

    A ofroni shërbime ligjore në anglisht?

    Po.