Pro bono dhe drejtësi sociale
Përfaqësimi ligjor nuk duhet të jetë një privilegj i rezervuar për pak njerëz.
Si pjesë e angazhimit tonë për drejtësi dhe barazi, ne ofrojmë ndihmë ligjore pro bono për individët që përballen me vështirësi ekonomike, viktimat e shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe komunitete të cenueshme, duke përfshirë individë me aftësi të kufizuara mendore.
Ne bashkëpunojmë me organizatat e shoqërisë civile, programet e ndihmës juridike dhe Rrjetin Ex-Officio dhe Pro Bono të Odës së Avokatëve të Kosovës për të siguruar qasje në drejtësi për ata që kanë nevojë.
Puna jonë pro bono përfshinë, përfaqësimin dhe ndihmën në rastet e atyre në nevojë, avokimin për reformat ligjore, çështjet gjyqësore strategjike dhe ofrimin e edukimit ligjor për komunitetet e margjinalizuara.
Të drejtat civile dhe litigimi strategjik
Ne jemi të përkushtuar për avancimin e të drejtave civile dhe mbrojtjes kushtetuese përmes proceseve gjyqësore me ndikim të lartë.
Puna jonë përfshinë sfidimin e ligjeve diskriminuese, mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve të margjinalizuara dhe avokimin për lirinë e fjalës dhe procese të rregullta ligjore.
Ne ushtrojmë çështje gjyqësore para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Institucionit të Avokatit tê Popullit, duke shfrytëzuar garancitë sipas Kushtetutës, ligjeve dhe traktateve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut për të avancuar reformat ligjore dhe për të mbrojtur liritë themelore.
Administrative
Ballafaqimi me institucionet qeveritare, procedurat administrative dhe kërkesat rregullatore në Kosovë mund të jetë komplekse duke marrë parasysh administratën dhe burokracitë gjithnjë në rritje të vendit.
Ne i ndihmojmë klientët në marrjen e lejeve, licencave dhe aprovimeve nga agjencitë si Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Banka Qendrore e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).
Pavarësisht nëse trajtojmë mosmarrëveshjet e prokurimit publik, pajtueshmërinë me rregullat për bizneset ose apelimet administrative, ne i ndihmojmë klientët të drejtojnë ligjet, procedurat dhe sigurojmë që ndërveprimet e tyre me institucionet publike të jenë ligjërisht të shëndosha dhe efikase.
Punësimi
Mosmarrëveshjet në vendin e punës dhe pajtueshmëria me rregulloret dhe ligjin e punës kërkojnë këshilla të sakta ligjore.
Ne këshillojmë si punëdhënësit ashtu edhe punonjësit për çështje që lidhen me kontratat e punës, përfundimin e gabuar, diskriminimin në vendin e punës dhe marrëveshjet kolektive.
Ne kemi mbrojtur me sukses dhe kemi siguruar vendime të favorshme për klientët tanë përmes negociatave në Inspektoriatin e Punës ose në gjykatë, duke siguruar respektimin e ligjeve të punës, dhe duke mbrojtur të drejtat e punëtorëve e interesat e punëdhënësve.
Kontrata dhe transaksione
Në një mjedis biznesi me zhvillim të shpejtë, kontratat e qarta dhe të detyrueshme janë thelbësore për bizneset fillestare, investitorët dhe kompanitë me përvojë që kërkojnë të mbrojnë interesat e tyre.
Ndërsa tregu zgjerohet, bizneset angazhohen gjithnjë e më shumë në sipërmarrje të përbashkëta, marrëveshje me furnizues dhe transaksione ndërkombëtare, duke e bërë sigurinë kontraktuale një avantazh kryesor konkurrues.
Ne ndihmojmë kompanitë në hartimin, rishikimin dhe zbatimin e kontratave në përputhje me ligjet, duke siguruar që marrëveshjet të jenë të strukturuara për të parandaluar mosmarrëveshjet dhe për të mbështetur suksesin afatgjatë të biznesit.
Ne ofrojmë shërbime të proceseve gjyqësore dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, duke përfshirë ndihmën në procedurat e ndërmjetësimit dhe arbitrazhit, qoftë në rastet e negocimit të partneriteve strategjike, kontratave të ndërtimit ose marrëveshjeve të shërbimit,
Start-up dhe biznese
Popullata e re dhe dinamike e Kosovës paraqet një mundësi unike për sipërmarrësit dhe bizneset e reja që të lulëzojnë në një treg në zhvillim.
Ne ofrojmë zgjidhje ligjore për të mbështetur bizneset e reja, bizneset e vogla dhe investitorët për hyrjen me sukses në sistemin rregullator të Kosovës.
Shërbimet tona përfshijnë përkrahje në formim të kompanive, strukturim të taksave dhe marrëveshjeve të investimeve deri te sigurimi i lejeve dhe stimujve të biznesit, në përputhje me ligjet dhe rregulloret përkatëse.
Ne angazhohemi që të ndihmojmë sipërmarrësit nga e gjithë bota që të minimizojnë rrezikun dhe të maksimizojnë potencialin e rritjes në ekosistemin fillestar dhe me hov zhvillimi të shpejtë në Kosovë.
Mbrojtja penale
Navigimi në sistemin e drejtësisë penale kërkon njohuri të thella të ligjeve penale dhe procedurave gjyqësore të vendit.
Ne përfaqësojmë klientët në hetime penale, gjykime dhe ankesa para gjykatave të Kosovës.
Angazhohemi fuqishëm për të siguruar një proces të rregullt dhe përfaqësim të drejtë për mbrojtje të barabartë dhe drejtësi sipas ligjit.
Ne ndihmojmë klientët që përballen me paraburgimin dhe mbrojmë efektivisht të drejtat e tyre në çdo fazë të procesit ligjor, bazuar në atë që është më e mira për secilin klient individualisht.